
Kandidati i Vetëvendosjes për kryetar të Komunës së Lipjanit, Ilir Qeriqi, ka dalë me një video ku ka prezantuar një nga mesazhet e fushatës së tij.
Ai ka kritikuar pushtetin aktual të LDK-së, duke e akuzuar për mungesë të mirëmbajtjes së projekteve dhe menaxhim sipërfaqësor.
“Me qeverisjen tonë, nuk do të ketë më as projekte shkel e shko, e as projekte pa mirëmbajtje!”, është shprehur Qeriqi.
Mesazhi i tij është fokusuar tek premtimi për zhvillim dhe menaxhim më të përgjegjshëm të investimeve komunale.
KAQPATA