
Kryetari i Istogut, Ilir Ferati, ka vizituar banorët e fshatit Veriq, ku është pritur nga ta së bashku me kandidatin e LDK-së, Bedriun.
Në takim, Ferati ka theksuar se planifikimi për katër vitet e ardhshme do të jetë i ndërtuar mbi kërkesat dhe nevojat e qytetarëve, duke shtuar se prioritet mbetet përkushtimi i vazhdueshëm ndaj tyre.
“Diskutuam për investimet që i kemi bërë bashkë, ndërsa planifikimi për katër vitet e ardhshme do të bazohet sërish në kërkesat tuaja dhe përkushtimin tonë ndaj tyre. Faleminderit për mikpritjen dhe mbështetjen e vazhdueshme,” u shpreh Ferati në postimin e tij.
Ai theksoi se mbështetja e qytetarëve është motivi kryesor për të vazhduar projektet e nisura dhe për të realizuar të reja në interes të komunitetit.
KAQPATA