Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka bërë të ditur se reshjet intensive të shiut gjatë dy ditëve të fundit kanë shkaktuar rritje të niveleve të ujit në shumicën e lumenjve të vendit, ndërsa disa prej tyre kanë dalë nga shtrati, duke shkaktuar përmbytje në zona të caktuara.
Sipas IHMK-së, aktualisht situata po stabilizohet dhe shumica e lumenjve janë në rënie të lehtë. Përjashtim bëjnë Drini i Bardhë, Sitnica, Morava, Binça dhe Lepenci, të cilët ende shënojnë rritje të lehtë të nivelit të ujit.
“Shumica e lumenjve në Kosovë gjatë dy ditëve kanë pësuar ngritje, ku disa prej tyre në disa segmente kanë dalë nga shtrati dhe kanë shkaktuar përmbytje. Aktualisht shumica janë në rënie të lehtë, pos Drinit të Bardhë, Sitnicës, Moravës, Binçës dhe Lepencit, që kanë ngritje të lehtë”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.
KAQPATA