Sipas Indeksit Global të Krimit të Organizuar 2025, Kosova renditet si vendi me nivelin më të ulët të kriminalitetit në Ballkanin Perëndimor. Raporti vlerëson aktivitetet kriminale si trafiku i drogës, trafiku i qenieve njerëzore dhe krimi kibernetik, si dhe aftësinë e vendit për t’i luftuar ato.
Policia e Kosovës ia atribuon këtë sukses vetes, duke theksuar rolin e planeve strategjike dhe aktiviteteve operacionale, të cilat kanë rritur efikasitetin në parandalimin e krimit.
Po ashtu, sipas raportit të Transport Community, Kosova ka arritur rezultate pozitive edhe në sigurinë rrugore, me numrin më të ulët të viktimave për milion banorë krahasuar me vendet e rajonit.
Policia e Kosovës vazhdon të jetë e përkushtuar për rritjen e sigurisë dhe parandalimin e aktiviteteve kriminale në të gjithë vendin.
KAQPATA