
Trupi i 30-vjeçarit Miklovan Danaj, me origjinë nga Shkodra, u gjet në bregun e Marbellës, pas disa muajsh zhdukje që nga maji. Familjarët e tij morën një telegram që konfirmonte vdekjen dhe u kërkonte të mos e kërkonin më.
Sipas raportimeve paraprake, Danaj dyshohet se ishte i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të kokainës dhe kishte lidhje me klane kriminale ndërkombëtare. Zhdukja e tij ishte raportuar si në Spanjë, ashtu edhe në Shqipëri.
Autoritetet spanjolle, përkatësisht Guardia Civil, kanë nisur hetime në Marbellë, ndërsa deri tani nuk ka arrestime dhe nuk është dhënë informacion zyrtar mbi rrethanat e gjetjes së trupit. Hetimet po vazhdojnë në bashkëpunim me autoritetet shqiptare.
Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve dhe mediave të mos përhapin informacion të pakonfirmuar për të mos penguar procesin hetimor.
KAQPATA