Kërkimet për Florjan Tabakun, 26-vjeçar nga Kosova, janë ndërprerë pasi është raportuar se ai është parë duke hipur në një autobus që lëviz drejt zonës së Rastavicës.
Lajmin e ka konfirmuar kryetari i Shoqatës së Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës, Deni Hameli, i cili tha se pamjet e kamerave tregojnë se personi i filmuar është vetë Florjani. “Tani kjo çështje është në duart e policisë dhe hetuesisë”, u shpreh Hameli.
Në operacionin e kërkimit ishin përfshirë edhe Bashkia e Tropojës, Policia e Shtetit, Forcat e Armatosura dhe vullnetarë nga të dyja anët e kufirit.
Megjithatë, familja ende nuk ka kontaktuar me të riun dhe vijon ta kërkojë. Vëllai i tij ka bërë apel publik për ndihmë, duke theksuar se Florjani është me aftësi të kufizuara.
Kushdo që ka informacion për vendndodhjen e tij, mund të kontaktojë në numrat:
+355 69 393 8983
+355 68 340 7951
KAQPATA