
Një ngjarje e rëndë është regjistruar sonte në lagjen e Spitalit në Prishtinë, ku një person është hedhur nga kati i katërt i një ndërtese banimi në përpjekje për t’i ikur Policisë së Kosovës.
Bëhet fjalë për B.K, i cili është i kërkuar në lidhje me një rast vrasjeje të ndodhur më herët gjatë vitit në Kolovicë të Prishtinës. Sipas burimeve të KaqPata, B.K dyshohet se është përpjekur të arratiset duke u hedhur nga lartësia në momentin kur Policia ishte në aksion për arrestimin e tij.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë me urgjencë ekipet emergjente dhe njësitet policore. Kqiku është dërguar në Emergjencë ku aktualisht i janë duke iu bërë ekzaminime mjekësore.
Ndërësa pë IndeksOnline, Avdush Bajgora nga Emergjenca ka deklaruar se:
“Aktualisht janë duke ju bërë ekzaminime mjekësore”,
Ndërkohë, Policia e Kosovës nuk ka dhënë ende një deklaratë zyrtare për këtë incident, por hetimet janë duke vazhduar për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.
KAQPATA