
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha, ka pritur në një takim zyrtar kryeprokurorin e Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar të Shqipërisë, Altin Dumani.
Gjatë takimit, Hoxha e informoi Dumani-n mbi angazhimet dhe punën e Policisë së Kosovës në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, si dhe mbi bashkëpunimin e vazhdueshëm me autoritetet shqiptare.
Nga ana e tij, z. Dumani falënderoi për mikpritjen dhe vlerësoi gatishmërinë e Policisë së Kosovës për të ndarë përvoja dhe ide me interes të përbashkët. Të dy palët u zotuan të vazhdojnë bashkëpunimin, duke identifikuar mundësi të reja për zhvillim dhe koordinim të veprimit kundër krimit të organizuar.
KAQPATA