Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë se pezullimi i Dialogut Strategjik nga SHBA është pasojë e frustrimeve të akumuluara ndaj Qeverisë së Albin Kurtit.
Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, ai theksoi se deklaratat e Kurtit kundër Gjykatës Kushtetuese ishin vendimtare për këtë hap, duke e cilësuar si një “humbje të madhe mundësie” për forcimin e partneritetit Kosovë–SHBA.
Sipas Hovenier, pezullimi është një sinjal serioz, por jo ndërprerje e marrëdhënieve me SHBA-në. Ai shtoi se ky vendim duhet të tërheqë vëmendjen e të gjithëve që brengosen për vitalitetin e partneritetit mes dy vendeve.
KAQPATA