
Për herë të parë në histori, gjyqtarë nga Kosova janë deleguar nga UEFA për të drejtuar një ndeshje në fazën e “Play-Off”-it të Ligës së Konferencës.
Takimi mes Strasbourg (Francë) dhe Brøndby (Danimarkë), që zhvillohet nesër nga ora 20:00 në stadiumin Stade de la Meinau, do të gjykohet nga Genc Nuza si kryesor.
Atij do t’i asistojnë Bujar Selimaj dhe Granit Hyseni, ndërsa gjyqtar i katërt do të jetë Burim Jahmurataj. Në dhomën e VAR-it do të jetë Dardan Çaka.
Federata e Futbollit të Kosovës e ka cilësuar këtë delegim si dëshmi të profesionalizmit dhe përkushtimit të gjyqtarëve kosovarë, si dhe besimit që UEFA ka ndaj tyre.
KAQPATA