
IKMT shembi një objekt 3-katësh me konstruksion betonarme dhe muraturë tulle, të ndërtuar në kundërshtim me ligjin, në Luginën e Valbonës, brenda Parkut Kombëtar.
Kryeministri Edi Rama publikoi pamje nga aksioni dhe theksoi se ky fenomen duhet të ndalet:
“Është e kotë, vetëm do të humbni lekë e kohë dhe pas vendimeve më të fundit të qeverisë, do të përballeni me pasoja të rënda.”
Operacioni shërben si përgatitje për zbatimin e programit “Rilindja Urbane 2.0”, që synon të sjellë ligjshmëri dhe zhvillim për komunitetet në të gjithë vendin.
Qytetarët mund të denoncojnë rastet e ndërtimeve pa leje përmes portalit Hapësiraimepublike.gov.al, ku deri më tani janë raportuar 12 611 raste, nga të cilat 9 201 janë zgjidhur, ndërsa 3 410 janë në proces shqyrtimi.
KAQPATA