
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka komentuar afatin 30-ditor të dhënë nga Gjykata Kushtetuese për zhbllokimin e ngërçit politik në Kuvendin e Kosovës, që ka nisur pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.
Ai paralajmëroi se nëse brenda këtij afati nuk gjendet një zgjidhje për formimin e institucioneve, Gjykata Kushtetuese mund të marrë një vendim drastik – t’u anulojë mandatet të gjithë deputetëve.
“Është një situatë serioze. Ka raste kur Gjykata ka thënë se të zgjedhurit e kanë humbur mandatin dhe i ka dërguar të gjithë në shtëpi,” u shpreh Haradinaj, duke theksuar rëndësinë e veprimit të shpejtë politik për të shmangur këtë skenar.
Ai shtoi se, sipas përvojës së tij ligjore, Gjykata e ka theksuar qartë fuqinë e afatit 30-ditor, duke mos lënë hapësirë për zvarritje të mëtejshme.
Situata mbetet kritike, me vendin që ende funksionon me institucione në detyrë dhe pa një Kuvend të konstituuar.
KAQPATA