Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, ka rrëfyer se periudha në klubin katalunas e ka transformuar plotësisht, si në aspektin profesional ashtu edhe personal. Ai tha se tani është më emocional dhe më i lidhur me futbollin sesa gjatë kohës te Bayern Munich.
“Kur fituam 8-2 ndaj Barcelonës me Bayern-in, nuk buzëqesha fare. Sot, pas çdo fitoreje të Barcelonës, e ndjej shumë më fort. Ky klub më ka ndryshuar, e dua Barcelonën dhe njerëzit e saj,” tha Flick.
Gjermani pranoi se ndonjëherë nuk i pëlqen sjellja e tij gjatë ndeshjeve dhe se po punon për ta përmirësuar. Barcelona aktualisht po përballet me mungesa të shumta, përfshirë Lewandowskin dhe Raphinhan, ndërsa Flick pritet të aktivizojë Rashfordin si sulmues qendror kundër Olympiacosit.
Klubi ka apeluar kartonin e kuq të marrë nga trajneri, me shpresën që ai të jetë në stol për ndeshjen kundër Real Madridit.
KAQPATA