
Sipas burimeve pranë grupit Hamas, liderët e tij janë shumë afër pranimit të marrëveshjes së armëpushimit të propozuar nga Shtetet e Bashkuara për rajonin e Gazës. Megjithatë, ata kërkojnë garanci më të forta që ndërprerja e luftimeve do të çojë në përfundimin përfundimtar të konfliktit që zgjat prej 20 muajsh, raporton The Guardian.
Zyrtarët e Hamasit kanë konfirmuar se po konsultohen me “fraksione të tjera palestineze” para se të japin përgjigjen zyrtare për propozimin, i cili tashmë është pranuar nga Izraeli.
Në ditët e fundit, ofensiva izraelite është intensifikuar me sulme ajrore që kanë shkaktuar mbi 250 viktima palestineze, përfshirë gra dhe fëmijë. Që nga prishja e armëpushimit të mëparshëm në mars, mbi 6,000 persona kanë humbur jetën në Gaza, ndërsa situata humanitare vazhdon të përkeqësohet.
KAQPATA