
Një emigrant shqiptar nga Erseka, që punonte si çoban në Greqi, është gjetur i pajetë pranë kufirit, vetëm dy ditë pasi u shpall i humbur nga punëdhënësi i tij.
Viktima është identifikuar si F.K., 60 vjeç, i cili u raportua i zhdukur më 22 shtator. Trupi i tij u gjet në malin e Gramozit, në territorin grek, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.
Nuk është bërë ende e ditur nëse në trupin e tij janë konstatuar shenja dhune, ndërkohë që pritet bashkëpunim edhe me palën shqiptare për zbardhjen e plotë të rastit.
KAQPATA