
Një përplasje e re ka shpërthyer mes emisarit amerikan Richard Grenell dhe Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.
Grenell, i cili shërbeu si i dërguar special i Donald Trump për dialogun Kosovë–Serbi, reagoi ashpër ndaj deklaratave të Osmanit në SHBA, ku ajo tha se “Presidenti Trump së fundmi ka ndihmuar në parandalimin e një sulmi të Serbisë ndaj Kosovës”.
Përmes një postimi në platformën X, Grenell e quajti “turp” për Osmanin që, sipas tij, po manipulon fjalët e ish-presidentit Trump.
“Donald Trump u nominua për Çmimin Nobel për Marrëveshjen e Uashingtonit. Osmani nuk ishte pjesë e saj. Të pretendosh diçka të re tani është absurde”, shkroi ai.
Kujtojmë se Osmani, gjatë vizitës në SHBA, përmendi ndërhyrjen e Trump në zhvillime shumë të fundit dhe jo ngjarje të kaluara. Ajo gjithashtu vlerësoi marrëveshjen e vitit 2020 të nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë mes Kosovës dhe Serbisë.
Përplasja ka nxitur reagime të shumta në opinionin publik dhe pritet të vazhdojë me reagime të tjera politike në ditët në vijim.
KAQPATA