
Milani vazhdon të jetë shumë i interesuar për transferimin e Granit Xhakës dhe është duke përgatitur një ofertë të re për Bayer Leverkusenin, në përpjekje për të bindur klubin gjerman ta lëshojë mesfushorin kreativ.
Sipas mediave italiane, “Rossonerët” tashmë kanë arritur marrëveshje personale me Xhakën për një kontratë trevjeçare me pagë vjetore prej 4 milionë eurosh. Megjithatë, Bayer Leverkusen ende nuk ka pranuar ta shesë liderin e skuadrës, pasi kërkon të marrë të paktën 15 milionë euro për kartonin e lojtarit, ndonëse Milani ofroi fillimisht 10 milionë euro.
Trajneri i Leverkusenit, Erik Ten Hag, e sheh Xhakën si pjesë kyçe të projektit të tij, ndërsa vetë futbollisti i ka bërë të qartë klubit se dëshiron të transferohet në Milano.
Sipas “sempremilan”, klubi italian do t’i paraqesë së shpejti një ofertë të përmirësuar me shpresën që gjermanët do të pranojnë, duke iu afruar kështu kërkesës së tyre financiare. Besohet se marrëveshja mund të finalizohet gjatë kësaj jave, nëse palët arrijnë të bien dakord.
Xhaka ka kontratë me Leverkusen deri në vitin 2028 dhe në sezonin e fundit zhvilloi 49 ndeshje në të gjitha garat, duke shënuar 2 gola dhe bërë 7 asistime.
Gjatë karrierës së tij, Xhaka ka luajtur gjithsej 99 ndeshje për Leverkusenin dhe është shpallur kampion i Bundesligës sezonin e kaluar, duke fituar edhe Kupën dhe Superkupën e Gjermanisë.
KAQPATA