
Granit Xhaka po dëshmon lidershipin e tij te Sunderlandi, skuadër me të cilën u bashkua këtë verë pas largimit nga Bayer Leverkusen. Mesfushori kosovar mori menjëherë shiritin e kapitenit dhe po udhëheq ekipin në rikthimin e tyre në Premierligë.
Në ndeshjen e sotme kundër Aston Villas, Sunderlandi mbeti me një lojtar më pak që nga pjesa e parë, pas përjashtimit të Reinildos me karton të kuq. Megjithatë, Xhaka nuk u dorëzua dhe vazhdoi të frymëzojë bashkëlojtarët e tij.
Pasi Aston Villa kaloi në epërsi me golin e Matty Cash në minutën e 67-të, ishte pikërisht Xhaka ai që asistoi në barazimin e Sunderlandit. Me një top të saktë me kokë, ai i shërbeu Isidorit, i cili shënoi në minutën e 75-të për rezultatin final 1-1.
Sunderlandi tashmë ka grumbulluar tetë pikë në pesë ndeshje, një start solid në sezonin e tyre të parë pas rikthimit në elitën e futbollit anglez. Me Xhakën në krye, skuadra po tregon vendosmëri dhe shpirt garues që po vlerësohet nga tifozët.
KAQPATA