Një grabitje e armatosur ka ndodhur sot në autostradën “Ibrahim Rugova”, afër fshatit Duhël. Viktimë ka qenë një automjet transportues i shërbimeve postare.
Sipas burimeve të Gazeta Nacionale, dyshohet se grabitësit iu kanë marrë shoferit rreth 10 mijë euro. Fillimisht, ata qëlluan me armë pjesën e pasme të automjetit dhe më pas e ndaluan, duke kërkuar paratë nën kërcënimin e armës.
Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po kryen hetimet për identifikimin e autorëve dhe kapjen e tyre.
Rasti ngre shqetësime mbi sigurinë në autostrada dhe nevojën për masa shtesë mbrojtëse për automjetet që transportojnë para dhe mallra të vlefshme.
KAQPATA