Google ka prezantuar një seri përditësimesh për Jules, asistentin e tij me inteligjencë artificiale, i cili ndihmon programuesit gjatë procesit të kodimit.
Keti Korevec nga Google Labs njoftoi se përmirësimet përfshijnë Jules Tools, një ndërfaqe të re komandash (CLI) dhe një API të përditësuar. Falë kësaj, asistentja mund të përdoret direkt në terminal, duke krijuar një përvojë pune “krah për krah” me programuesin.
Përditësimet synojnë zgjerimin e përdorimit në më shumë vende dhe rritjen e efikasitetit në ambiente reale pune. Gjithashtu, ato shtojnë funksionalitete të avancuara për krijimin e kodit, gjetjen dhe ndreqjen e gabimeve, si dhe testimin automatik, duke përmirësuar produktivitetin e zhvilluesve.
KAQPATA