Google Maps ka prezantuar një veçori të re që do ta bëjë më të lehtë kalimin midis pamjes Street View dhe asaj satelitore – butonin “Aerial”.
Kjo veçori, e zbuluar në versionin 25.39.07 për Android, lejon përdoruesit të kalojnë menjëherë nga pamja në rrugë në perspektivën ajrore, në 2D ose 3D. Animacionet e rrjedhshme bëjnë që kalimi të duket sa më natyral, ndërsa aplikacioni ruan drejtimin e shikimit nga Street View kur riktheheni tek pamja Aerial.
Butoni “Aerial” është një ndihmë e madhe për ata që duan të eksplorojnë lagje, rrugë dhe destinacione para se t’i vizitojnë fizikisht. Publikimi zyrtar pritet së shpejti për të gjithë përdoruesit Android, ndërsa detajet për versionin iOS nuk janë bërë ende të ditura.
KAQPATA