
Gjyqtari italian Antonio Rapuano do të ndëshkohet nga Shoqata Italiane e Gjyqtarëve (AIA) pas performancës së tij të dobët në ndeshjen e Serie A midis Hellas Verona dhe Juventusit, e cila përfundoi 1-1.
Sipas ekspertit të ish-gjyqtarëve Luca Marelli, Rapuano bëri dy gabime të mëdha: penalltia e akorduar për Juventusin pas një prekjeje me dorë të Joao Marios dhe mungesa e kartonit të kuq për Gift Orban pas një goditjeje me bërryl ndaj Federico Gatti.
AIA u tregua e pakënaqur me këto vendime dhe vendosi që 40-vjeçari Rapuano të zbresë përkohësisht në Serie B, ku do të duhet të provojë aftësitë e tij për disa javë para se të rikthehet në elitën e futbollit italian.
Ndërkohë, Juventus nuk do të përfitojë nga pezullimi i Orban, pasi dëmi i shkaktuar nga vendimet e gjyqtarit është i pakthyeshëm. Bianconerët shpresojnë të rikuperojnë me rezultate të mira në ndeshjet e ardhshme, duke filluar me përballjen kundër Atalantës në Allianz Stadium.
KAQPATA