
Një gjykatës federal në San Francisko, Charles Breyer, ndaloi administratën Trump të vendosë Gardën Kombëtare në Kaliforni për të ndihmuar zbatimin e ligjit. Vendimi u dha pas një padie të guvernatorit Gavin Newsom, që argumentoi se përdorimi i trupave shkelte “Aktin e Posse Comitatus”, i cili kufizon përdorimin e ushtrisë federale për funksione policore.
Gjykatësi Breyer konstattoi se trupat kishin krijuar perimetra sigurie dhe kishin kontrolluar turmat, duke shkelur ligjin. Administrata Trump kundërshtoi, duke thënë se presidenti ka kompetencë për të përdorur trupat ushtarake për të mbrojtur pronën dhe personelin federal.
Vendimi u shty deri më 12 shtator, ndërsa administrata pritet të apelojë. Çështja ka ngritur debat mbi kufijtë e autoritetit presidencial dhe përdorimin e ushtrisë në çështje civile, duke nxitur shqetësime për precedentë të mundshëm në shoqërinë amerikane.
KAQPATA