
Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) ka njoftuar se Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesën për vendosjen e masës së sigurisë ndaj njoftimit për liberalizimin e tregut të energjisë elektrike.
Kërkesat për këtë masë ishin paraqitur nga Partia Demokratike e Kosovës, Oda Ekonomike e Kosovës dhe Shoqata e Prodhuesve të Kosovës.
Në arsyetimin e saj, Gjykata ka vlerësuar se liberalizimi i tregut:
- nxit konkurrencën ndërmjet furnizuesve,
- ul çmimet për konsumatorët,
- përmirëson cilësinë e shërbimeve, dhe
- rrit efikasitetin në menaxhimin e kostove.
Gjykata ka konstatuar gjithashtu se paditësit nuk kanë plotësuar të dy kriteret ligjore për përjashtim nga dalja në tregun e lirë (më pak se 50 punëtorë dhe qarkullim nën 10 milionë euro).
ZRRE rikujton se sipas Ligjit për Energjinë Elektrike, ndërmarrjet që tejkalojnë këto kufij nuk kanë të drejtë furnizimi universal dhe duhet të operojnë në tregun e lirë.
ZRRE fton të gjitha bizneset që i plotësojnë kriteret, të kërkojnë furnizues në tregun e hapur për të përfituar nga konkurrenca.
KAQPATA