
Gjykata Themelore në Pejë, Departamenti për Krime të Rënda, ka shpallur të pafajshëm Arizon Rrustemajn, i cili ishte përballur me një aktakuzë të ngritur nga Prokuroria Themelore e Pejës.
Vendimi u mor pas një procesi gjyqësor me dyer të mbyllura. Mbrojtësi i Rrustemajt, avokati Dukagjin Kërveshi, deklaroi se gjykata ka vlerësuar me kujdes çështjen dhe ka marrë një aktgjykim meritor.
“Gjykata ka qenë maksimalisht e kujdesshme dhe jemi të bindur se vendimi do të qëndrojë edhe në instancat më të larta. Ashtu siç kam deklaruar që nga fillimi, Arizon Rrustemaj ka hyrë i pafajshëm dhe doli i pafajshëm”, tha Kërveshi.
Për shkak të natyrës së procesit me dyer të mbyllura, nuk janë bërë publike detaje të tjera.
KAQPATA