Policia franceze ka gjetur gjurmë ADN-je në një kaskë dhe një dorezë të lënë pas nga hajdutët e Louvre, gjatë grabitjes së bizhuterive me vlerë 102 milionë dollarë. Autoritetet besojnë se analiza e ADN-së mund të çojë në identifikimin e kriminelëve.
Drejtori i Louvre, Laurence des Cars, u paraqit para Komitetit të Kulturës në Senatin francez dhe pranoi dobësitë në sigurinë e muzeut, duke thënë: “Jemi mundur.” Ajo zbuloi se sistemi i sigurisë brenda galerisë funksiononte, por kamera e vetme jashtë nuk mbulonte dritaren nga ku hajdutët hynë me vegla elektrike.
Ndërkohë, kurora e mbretëreshës Eugenie, pjesë e koleksionit të Napolonit, u gjet e dëmtuar jashtë muzeut, por des Cars tha se riparimi i saj është i mundur. Ajo gjithashtu propozoi vendosjen e një stacioni policie brenda muzeut për të përmirësuar sigurinë.
Hetimi vazhdon me qindra policë, dhe janë katër të dyshuar kryesorë, ndërsa nuk përjashtohet mundësia e bashkëpunëtorëve të tjerë ose e një përfshirjeje të brendshme. Presidenti francez Emmanuel Macron ka premtuar se autoritetet do të kapin përgjegjësit për këtë “sulm ndaj një trashëgimie që ne e çmojmë.”
Vlera e bizhuterive të vjedhura është konsideruar spektakolare dhe përbën humbje historike për muzeun.
KAQPATA