Ministria e Mbrojtjes në Gjermani ka ndaluar përdorimin e pronave të Bundeswehr-it për qëllime civile, pas planit për zgjerimin e forcave të armatosura. Vendimi ndikon drejtpërdrejt në planet e landeve dhe komunave që kishin planifikuar zhvillime të reja në këto zona.
Sipas ministrisë, ndalimi prek 187 prona të ish-bazave ushtarake nën administrimin e Agjencisë Federale për Pasuri të Paluajtshme, të cilat tani do të ruhen si “rezervë strategjike trualli”. Po ashtu, 13 prona aktualisht në përdorim nga Bundeswehr-i nuk do të shndërrohen në hapësira civile, përfshirë ish-bazën ajrore në Fürstenfeldbruck dhe pjesë të Aeroportit Tegel në Berlin.
Zyrtarët gjermanë kanë pranuar se vendimi mund të pengojë disa plane lokale, por theksojnë se nevojat e mbrojtjes kombëtare kanë përparësi në këtë fazë të re të zgjerimit ushtarak.
KAQPATA