
Sekretari i Parlamentit të Shtetit Gjerman pranë Ministrisë për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim, Johann Saathoff, ka deklaruar se Gjermania do të vazhdojë të mbështesë Kosovën në procesin e saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Në një konferencë të përbashkët me ministren në detyrë të Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ai tha se që nga viti 1999, Gjermania ka kontribuar me mbi 900 milionë euro në projekte zhvillimore në Kosovë.
“Qeveria gjermane do të japë kontribut edhe në të ardhmen për t’i ndihmuar përpjekjet e Kosovës në përforcimin e rrugës së saj drejt BE-së”, u shpreh Saathoff.
Ai përmendi bashkëpunimin në fushën e arsimit dual profesional, energjisë dhe inovacionit, si dhe rolin e diasporës kosovare në Gjermani, të cilën e quajti një “urë të fuqishme bashkëpunimi” mes dy vendeve.
KAQPATA