
Gjeneralmajor Ozkan Utulash nga Ushtria e Turqisë ka marrë përsëri komandën e Misionit të NATO-s në Kosovë (KFOR), në një ceremoni zyrtare të mbajtur në bazën e kësaj force në Prishtinë. Ky është rasti i parë kur një ish-komandant i KFOR-it rikthehet në këtë detyrë pas një viti.
Detyrën ia dorëzoi gjeneralmajori italian, Enrico Barduani, i cili gjatë fjalës së tij përmbyllëse theksoi se siguria në Kosovë është përmirësuar ndjeshëm që nga viti 1999, megjithatë mbeten sfida për shkak të disa çështjeve të pazgjidhura.
“Roli i KFOR-it mbetet thelbësor dhe kritik për stabilitetin, si pjesë e angazhimit të gjerë ndërkombëtar”, u shpreh Barduani. Ai shtoi se NATO mbështet plotësisht dialogun e lehtësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, duke nënvizuar se zbatimi i marrëveshjeve dhe kompromiset e nevojshme janë çelësi për stabilitet afatgjatë në rajon.
KAQPATA