Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Francës, gjenerali Fabien Mandon, po paralajmëron forcat e armatosura të vendit për një “tronditje” të mundshme që mund të vijë nga Rusia brenda tre deri në katër viteve. Ai i ka shpjeguar deputetëve se Rusia mund të tentojë të vazhdojë luftën në Europë dhe se Evropa duhet të jetë e gatshme për sfida hibride ose më të dhunshme.
Mandon theksoi se riarmatimi i Francës dhe forcimi i aleancave evropiane dhe NATO-s shërbejnë si mesazh frenimi për Moskën: nëse kundërshtarët shohin gatishmëri, mund të heqin dorë; nëse ndiejnë dobësi, nuk ka kufij për veprimet e tyre.
Komisioni Evropian ka propozuar një plan për përgatitjen e shteteve anëtare për një konflikt të mundshëm deri në vitin 2030, ndërsa Franca ka rritur retorikën ndaj Rusisë, me Presidentin Emmanuel Macron që e ka cilësuar situatën si “konflikt me Rusinë”.
Gjenerali Mandon theksoi se Evropa është niveli i duhur për t’i adresuar këto sfida dhe se përgatitja ushtarake duhet të jetë prioritet për të siguruar mbrojtjen e kontinentit.
KAQPATA