Një shtetase amerikane është gjetur pa shenja jete në banesën me qira ku qëndronte në lagjen “Gjuhadol” të Shkodrës.
Policia njoftoi se ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:30 dhe viktima është identifikuar si Ch. S., 63 vjeçe.
Nga hetimet paraprake dyshohet se ajo ka humbur jetën për shkaqe natyrale, ndërsa grupi hetimor po vijon punën për përcaktimin e saktë të rrethanave.
KAQPATA