
Reperi i njohur kosovar, Getoar Selimi, i njohur si Geti, ka bërë një rrëfim të hapur dhe emocional në emisionin ‘Canapé’ me Shpend Lipën, ku ka zbuluar për herë të parë se është përballur me sëmundjen e rëndë të kancerit.
Ai tregoi se gjatë kësaj periudhe të vështirë e ka mbajtur të fshehtë gjendjen e tij shëndetësore, duke mos dashur të shqetësojë fansat apo të kërkojë mëshirë. Megjithatë, falë forcës së tij, përkushtimit dhe mbështetjes së familjes, Geti ka arritur ta tejkalojë këtë sfidë të madhe.
Reperi theksoi se kjo periudhë ka qenë një prej momenteve më të errëta në jetën e tij personale dhe profesionale, por që tani është në një fazë më të mirë dhe vazhdon karrierën me sukses.
Për më shumë detaje dhe rrëfimin e plotë, ndiqni intervistën në emisionin ‘Canapé’.
KAQPATA