
Me kalimin e moshës, tretja ngadalësohet dhe ushqimi qëndron më gjatë në traktin tretës, duke krijuar më shumë gazra dhe fryrje barku. Fryrja ndodh kur barku mbushet me gaz, ndërsa distensioni është zgjerimi fizik i barkut.
Shumë herë fryrja lidhet me ushqimin, veçanërisht me sheqernat FODMAP (si drithërat, bishtajat, qepët, hudhra, disa fruta), yndyrnat, dhe produkte me laktozë tek personat intolerantë. Gjithashtu, kapsllëku kronik mund ta shtojë fryrjen.
Për të lehtësuar fryrjen:
- Identifikoni ushqimet problematike dhe zvogëloni konsumin e tyre.
- Shmangni pijet me gaz dhe ushqimin e shpejtë.
- Hani vakte më të vogla dhe ngadalë.
- Tek rastet e shpeshta, konsultohuni me mjek ose dietolog.
Nëse fryrja shoqërohet me dhimbje të forta, gjak në feçe ose humbje peshe të paarsyeshme, vizitoni menjëherë mjekun.
KAQPATA