Gazetari britanik Sami Hamdi, i njohur për qëndrimet e tij kritike ndaj Izraelit, është arrestuar nga Shërbimi i Imigracionit dhe Doganave të SHBA-së (ICE) gjatë një turneu fjalimesh, raportoi BBC.
Sipas zyrtares së Departamentit të Sigurisë Kombëtare, Tricia McLaughlin, Hamdi u ndalua fundjavën e kaluar dhe viza e tij u anulua. Ai aktualisht ndodhet në paraburgim në pritje të dëbimit nga territori amerikan.
Autoritetet amerikane pretendojnë se gazetari “mbështet terrorizmin” dhe përbën rrezik për sigurinë kombëtare. Megjithatë, një grup avokatie myslimane ka reaguar duke e cilësuar arrestimin si shënjestrim politik dhe shkelje të lirisë së fjalës.
Hamdi, i cili njihet si analist në mediat ndërkombëtare për çështje të Lindjes së Mesme, nuk ka reaguar publikisht pas ndalimit.
KAQPATA