Dy gazetarë, polako-bjellorasi Andrzej Poczobut dhe gjeorgjiania Mzia Amaglobeli, të cilët vuajnë dënime në burg për akuza që lidhen me punën e tyre gazetare, janë shpallur fitues të Çmimit Sakharov 2025 për lirinë e mendimit dhe të drejtën e njeriut.
Konferenca e Presidentëve e Parlamentit Evropian, përbërë nga presidentja Roberta Metsola dhe udhëheqësit e tetë grupeve politike, shpalli fituesit më 22 tetor. Metsola theksoi se guximi i tyre i ka shndërruar në simbole të luftës për liri dhe demokraci, duke nënvizuar mbështetjen e institucioneve evropiane për të gjithë ata që kërkojnë drejtësi dhe liri.
Çmimi Sakharov, i krijuar në vitin 1988 në nderim të shkencëtarit dhe disidentit rus Andrei Sakharov, është një nga mjetet më të fuqishme të Parlamentit Evropian për të theksuar të drejtat e njeriut. Ndër fituesit e mëparshëm janë Nelson Mandela, Aleksie Navalny dhe Malala Yousafzai.
KAQPATA