Një ekip nga Akademia Ushtarake e FSK-së, përmes Qendrës për Studime Universitare (QSU), mori pjesë në Javën Ndërkombëtare të Akademive Ushtarake në Shkollën e Oficerëve në Dresden, Gjermani. Kjo pjesëmarrje bëhet në kuadër të bashkëpunimit me Republikën Federale të Gjermanisë.
Gjatë vizitës, pjesëmarrësit u njohën me sistemin e trajnimit të oficerëve gjermanë dhe qendrat e tyre të edukimit. Ata përfaqësuan QSU-në duke prezantuar historikun dhe zhvillimin e arsimimit ushtarak në Kosovë, si dhe duke shkëmbyer përvoja me kadetët e vendeve të tjera.
Kjo nismë synon të forcojë bashkëpunimin ndërkombëtar dhe të avancojë shkëmbimin e njohurive dhe praktikave më të mira në edukimin dhe trajnimin e oficerëve.
KAQPATA