Në kuadër të ngritjes së kapaciteteve profesionale dhe taktike, Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka realizuar trajnimin Avancuar për Xhenier Luftarak. Ky trajnim ka si qëllim aftësimin e pjesëmarrësve për kryerjen e operacioneve xheniere në misionet Lëvizshmëri, Kundër lëvizshmëri dhe Mbijetesë.
Gjatë trajnimit, ushtarakët u përgatitën për tema të rëndësishme, duke përfshirë:
- Fortifikimet fushore dhe urbane
- Ndërtimin dhe qarjen e pengesave
- Kalimin nëpër zona të minuara
- Kalimin e ujërave
Ky trajnim synon të rrisë gatishmërinë dhe aftësitë taktike të pjesëtarëve të FSK-së në misionet e sigurisë dhe të operacioneve të ndryshme në terren.
KAQPATA