
Me ftesë të ushtrisë amerikane, Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) po merr pjesë në ushtrimin fushor “Saber Junction 25”, që po zhvillohet në Hohenfels të Gjermanisë.
Ky ushtrim ka për qëllim testimin dhe vlerësimin e gatishmërisë së njësive luftarake të brigadave të këmbësorisë dhe përgatitjen e tyre për rotacionin në misionin e KFOR-it në Kosovë.
FSK përfaqësohet me një Kompani Këmbësorie dhe një skuadër të specializuar për Materie të Rrezikshme (CBRN), duke demonstruar profesionalizëm dhe ndërveprim me ushtritë partnere të ShBA-së dhe vendeve të tjera pjesëmarrëse.
KAQPATA