Gjithçka është gati për përballjen mes Serbisë dhe Shqipërisë. Federata Shqiptare e Futbollit ka publikuar pamje nga dhoma e zhveshjes së kombëtares kuqezi, pak para ndeshjes që do të zhvillohet në stadiumin e Leskovcit.
Në video shihen përgatitjet e fundit të ekipit, ndërsa është konfirmuar se kuqezinjtë do të dalin në fushë me fanellat e bardha. Atmosfera në kampin shqiptar duket e qetë dhe e fokusuar, me pritshmëri të larta për një ndeshje të fortë.
Tifozët shqiptarë pritet ta mbështesin ekipin në numër të madh, pavarësisht vështirësive të udhëtimit dhe tensioneve që shoqërojnë përballjet mes dy vendeve.
KAQPATA