Parlamenti i kantonit Fribourg ka vendosur të rrisë periudhën pa përfitim të ndihmës sociale për të huajt që kërkojnë shtetësinë zvicerane, nga 3 vjet në 5 vjet.
Vendimi u miratua me 64 vota pro dhe 34 kundër. Deputetët e majtë kritikuan ndryshimin, duke thënë se ndihma sociale është një të drejtë për të përballuar vështirësitë e jetës. Sipas qeverisë, kushti për natyralizim synon të nxisë integrimin e suksesshëm, i cili shfaqet përmes pjesëmarrjes në jetën ekonomike dhe arsimin.
Pas këtij vendimi, Fribourg do të jetë i vetmi kanton frankofon që kalon nga periudha trevjeçare në pesëvjeçare, ndërsa disa kantone të tjera në Zvicër përdorin periudha deri në 10 vjet.
KAQPATA