
Parlamenti i Francës ka rrëzuar qeverinë e kryeministrit Francois Bayrou pas nëntë muajsh në pushtet, pasi ekzekutivi humbi mocionin e votëbesimit më 8 shtator.
Gjatë votimit në Asamblenë Kombëtare, 364 deputetë votuan për rrëzimin e qeverisë, ndërsa 194 ishin kundër. Kryetari i Parlamentit, Yael Braun-Pivet, deklaroi se, sipas nenit 50 të Kushtetutës, Bayrou duhet të dorëzojë dorëheqjen e tij.
Bayrou pritet të dorëzojë dorëheqjen presidentit Emmanuel Macron të martën në mëngjes. Ai është kryeministri i tretë që Franca ka pasur brenda 12 muajve, dhe rrëzimi i qeverisë pritet të rrisë paqëndrueshmërinë për ekonominë e dytë më të madhe të Bashkimit Evropian.
KAQPATA