
Ish-kryetari i parlamentit ukrainas, Andriy Parubiy, u qëllua për vdekje këtë javë në qytetin perëndimor të Lvivit. Policia konfirmoi se një incident me të shtëna kishte ndodhur, duke e vrarë këtë “figurë publike dhe politikan të njohur”.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, e quajti këtë një “vrasje të tmerrshme” dhe shprehu ngushëllimet e tij për familjen e viktimës.
Parubiy, i cili më parë kishte qenë edhe kreu i Këshillit Kombëtar të Sigurisë dhe Mbrojtjes së Ukrainës, vdiq para mbërritjes së personelit mjekësor, sipas Maksym Kozitskiy, kreut të administratës ushtarake të rajonit Lviv.
Prokuroria e Përgjithshme e Ukrainës ka nisur një operacion special të quajtur “Siren” për të hetuar vrasjen. Një burrë i panjohur dyshohet se ka qëlluar disa herë ndaj politikanit dhe më pas është larguar.





KAQPATA