
Një foshnjë ka ndërruar jetë gjatë procesit të lindjes në Gjakovë, ka bërë të ditur Policia në raportin 24 orësh të datës 6 korrik 2025.
“HETIM I VDEKJES – Gjakovë / 06.07.2025 – 12:30. Është raportuar se gjatë procesit të lindjes një foshnjë ka ndërruar jetë. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti po hetohet nga ekipet relevante”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Prokuroria Themelore në Gjakovë ka konfirmuar për Gazetën Express se rasti është cilësuar si “Hetim i vdekjes” dhe se janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme.
“Prokurori i Shtetit, në koordinim me Policinë e Kosovës, janë duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme lidhur me këtë rast”, thuhet në reagimin e Prokurorisë.
KAQPATA