Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, ka reaguar pas raportimeve se po trajton ndryshe lojtarët e tij Lamine Yamal dhe Marcus Rashford.
Sipas mediave spanjolle, Flick nuk e kishte ndëshkuar Yamalin për një vonesë në takim ekipor, ndërsa Rashford ishte lënë jashtë formacionit për një rast të ngjashëm.
Flick i hodhi poshtë zërat, duke i quajtur “budallallëqe”, dhe tha se ka kontroll të plotë mbi skuadrën. “Nuk është e vërtetë. Kam marrëdhënie të mirë me drejtuesit dhe askush nuk më dikton vendimet. Kush e ka thënë këtë, gënjen”, u shpreh ai.
Barcelona aktualisht renditet e dyta në La Liga, vetëm dy pikë pas Real Madridit. Yamal ka kontribuar me dy gola dhe katër asistime këtë sezon, ndërsa Rashford me tre gola dhe pesë asistime në dhjetë paraqitje.
KAQPATA