
Stilisti i njohur shqiptar, Mr Rex, ka ndezur kureshtjen e ndjekësve në rrjetet sociale me një video të publikuar në InstaStory. Ai shihet duke darkuar me këngëtaren Fjolla Morina, ndërsa biseda mes tyre shoqërohet me humor.
Në një moment, Mr Rex i drejtohet Fjollës:
“Shac, a e di që pas hoxhës dhe priftit, vij unë pastaj që i martoj njerëzit në Kosovë?”
Komentet dhe reagimet e ndjekësve nuk vonuan: shumë aludojnë se kjo mund të jetë një shenjë për jetën sentimentale të këngëtares, ndërkohë që disa sugjerojnë se Mr Rex mund të ketë luajtur rol ndërmjetësues për një lidhje të re të Fjollës.
Videoja ka nxitur diskutime të shumta në rrjetet sociale, duke lënë hapur dyshimet se mes dy figurave mund të ketë një lidhje romantike në zhvillim.
KAQPATA