
Artistja e njohur Fiona Rushiti ka sjellë një performancë mbresëlënëse, duke u ngjitur në ajër e varur në litar me ndihmën e një vinçi. Me një elegancë të jashtëzakonshme dhe fuqi skenike, ajo ndërthurte artin e vallëzimit me guximin e akrobacisë, duke tërhequr vëmendjen e publikut.
Pamjet nga performanca e saj, të publikuara në rrjete sociale, tregojnë Fionën teksa qëndron pezull mbi tokë, duke dhuruar një spektakël unik që ndërthur adrenalinën me estetikën vizuale.
Performanca e Rushitit u prit me entuziazëm, duke u vlerësuar si një risi në skenën artistike vendore dhe një shembull i guximit për të çuar artin në një tjetër dimension.
KAQPATA