Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar fillimin e periudhës së votimit jashtë Kosovës për 43,933 qytetarë të regjistruar për të votuar përmes postës në Zgjedhjet Lokale për Kryetarë të Komunave dhe Kuvende Komunale.
Periudha 25-ditore e votimit (17 shtator – 11 tetor 2025) u nis këtë të mërkurë, dhe deri tani janë dërguar rreth 10,000 pakove me fletëvotime për disa votues në shtete të ndryshme. Pjesa tjetër e pakove do të dërgohet gradualisht nga KQZ.
Çfarë përmban paketa me fletëvotime:
- Fletëvotimet për Kryetar Komune dhe Kuvend Komunal
- Zarfi i fshehtësisë
- Udhëzuesi për plotësimin e fletëvotimeve dhe dërgimin e tyre
- Zarfi kthyes dhe shiriti mbyllës
Votuesit duhet të dërgojnë paketat individualisht në kutitë postare të KQZ-së, të cilat zakonisht janë të shënuara paraprakisht në zarfe. Çdo votues do të marrë informacion të detajuar për procesin përmes emailit.
KQZ apelon që votuesit të kujdesen për dërgimin e paketave dhe të respektojnë procedurat për të siguruar që vota e tyre të jetë e vlefshme.
KAQPATA