
Ka nisur pjesa e dytë e supersfidës mes Shqipërisë dhe Serbisë në stadiumin “Air Albania”, ku rezultati vijon të jetë 0-0.
Kuqezinjtë rikthehen në fushë me synimin e qartë për ta përmbysur baraspeshën, pas një pjese të parë dominuese, por pa finalizim. Humbja e penalltisë nga Rey Manaj ka lënë një shije të hidhur, por atmosfera në stadium mbetet elektrizuese dhe përkrahja nga tifozët është maksimale.
Trajneri Sylvinho nuk ka bërë ende ndonjë zëvendësim, duke i dhënë edhe disa minuta besim formacionit titullar, por priten lëvizje taktike nëse rezultati mbetet i pandryshuar.
Nga ana tjetër, Serbia pritet të dalë më shumë përpara, pasi gjatë pjesës së parë nuk arriti të kërcënojë seriozisht portën e Strakoshës.
Të gjitha sytë tani janë nga kjo pjesë e dytë – që pritet të jetë vendimtare për fatin e këtij dueli historik.