Në Lipjan ka nisur përgatitja e terrenit për ndërtimin e një lagjeje të re banesore, e cila do të strehojë familjet e kategorive të dala nga lufta. Në ceremoninë e nisjes mori pjesë kryetari i komunës, Imri Ahmeti, së bashku me përfaqësues të kompanisë ndërtuese dhe bashkëpunëtorë të komunës.
Ahmeti theksoi se projekti synon të sigurojë strehim dinjitoz dhe kushte moderne për familjet e dëshmorëve, veteranëve dhe invalidëve të UÇK-së, duke i ofruar atyre stabilitet dhe siguri për të ardhmen.
“Po ndërtojmë një lagje të re, të bukur dhe me kushte moderne, e cila do të ofrojë strehim të denjë dhe mundësi të reja për familjet e dëshmorëve, veteranëve dhe invalidëve të UÇK-së. Kjo lagje do t’i japë qytetit një pamje më të mirë, por mbi të gjitha do të sjellë qetësi dhe siguri për shumë familje”, deklaroi Ahmeti.
Lagjja e re do të shtrihet në një sipërfaqe prej rreth 45,000 m² dhe do të përfshijë rreth 100 njësi banesore, të cilat do t’u jepen falas për shfrytëzim afatgjatë përfituesve.
Ky projekt përfaqëson një tjetër hap konkret në përpjekjet e Komunës së Lipjanit për të përmirësuar kushtet e jetesësdhe për të nderuar ata që kanë dhënë kontribut të çmuar për lirinë e vendit.
KAQPATA