Këngëtarja shqiptare Fifi ka bërë fansat të ndihen afër emocioneve të saj për projektin e ri, që do të prezantohet në Festivalin e Këngës, në bashkëpunim me Tiri Gjocin.
Në një postim në Instagram Story, ajo i drejtohet producentit Enis Mullaj me fjalët:
“Sot m’ke bo me kajt n’mëngjes, e po kaj edhe qetash me çfarë jam tu dëgju… shhh 🥺”
Fifi ka shtuar gjithashtu shprehjen angleze “Goosebumps don’t lie” për të treguar se emocionet e saj janë të thella dhe reale.
Ky reagim tregon lidhjen e veçantë shpirtërore që këngëtarja ka me projektin e saj të ri, duke lënë të kuptohet se interpretimi do të jetë i ndjerë dhe i fuqishëm, me emocionin si protagonistin kryesor. Fansat e presin me padurim këngën, duke pritur që ajo të prekë zemrat e publikut.
KAQPATA